“Vajza e Rezartës mban në kurriz një njollë”, Megi flet për sherrin me Rezarta Shkurtën

02/03/2020 20:34

Pak ditë pas vdekjes së Nexhmijë Hoxhës, në rrjetet sociale shpërtheu një sherr virtual mes Rezarta Shkurtës dhe Megi Manes, mbesës së një prej të pushkatuarve të kohës së komuzimit.

Në lidhje Skype nga Italia, ajo tregoi për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, se nuk është penduar aspak për replikën ndaj postit të Rezartës, madje pranoi se kishte zgjedhur qëllimisht disa fjalë që do provokonin bisedë.

“Fjalët që unë kam përdorur nuk kanë qenë fjalë të rastit. Unë isha direkte në mesazhin tim fillestar. Kur e pashë që ajo kishte qejf të debatonte dhe të shtirej si një personazh pozitiv, unë gjeta shkakun që t’i përplasja të vërtetën. Fakti që unë e kapa te fëmija, unë nuk kam asgjë personale as me Rezartën, as fëmijën e Rezartës. Fëmija i Rezartës mban në kurriz një emër të rëndë, që është njollë”, tha ndër të tjera ajo.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA