Me kapele Louis Vuitton dhe çantë Gucci, dëshmitarët tregojnë momentin e ndalimit të Vladimir Gjutës
10/02/2020 10:41
Dëshmitarë okularë që kanë parë skenën e ndalimit të Vladimir Gjutës nga gardistët i thanë Top Channel se në “momentin kur Gjuta është mbërthyer nga pesë efektivë të gardës, mbante një kapele LOUIS VUITTON dhe një çantë krahu Gucci që ishte e fryrë”.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që është duke ndjekur dinamikën e ngjarjes duke iu referuar burimeve policore, mëson se Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej në zonë për një transaksion financiar.
Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.
“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove” ka deklaruar Gjuta.
Kapet nga gardistët pranë selisë së PS Vladimir Gjuta, u lirua vetëm disa ditë më parë
Top Channel