Durrësi ka mjaft probleme si qytet por bomba më e madhe ekologjie që helmon tokën ujrat deri në det dhe ajrin, është fusha e mbetjeve urbane në Porto Romano.
Top Channel u angazhua gjerësisht në sensibilizimin e opinionit publik dhe në nxitjen e pushtetit vendor, atij qëndror dhe të gjitha institucionet për të marrë masa urgjente. Fusha mbetjesh të tilla që rrisin numrin e të sëmurëve dhe ndot in ajrin nuk duhet të egzistojnë më.
Të parët që reaguan me forcë ishin studentët e universitetit të Durrësit që kërkuan mbylljen e menjëhershme të fushës së mbetjes. Ja cfarë deklaronin ata
Por edhe banorët e zonës, të cilëve mal i plehrave u ishte afruar me muret e shtëpive.
Zëri i protestës u bë aq i fortë sa të gjitha forcat politike në këshillin bashkiak të Durrësit vendosën që të shpallnin emegjencën mjedisore për zonën e Porto Romanos më 10 korrik te vitit 2018.
Mekanizimi i ngadaltë i shtetit u vu në lëvizje dhe në 6 muajt e parë të vitit 2019 u diskutua dhe u miratua një projekt teknik i agjensisë kombëtare të ujrave dhe mjedisit.
Kryeministri Rama prezantoi vetë projektin e shndërrimit të zonës më të ndotur të Shqipërisë, në një zonë argëtimi, të gjelbëruar dhe me ambjente sportive.
Këto janë disa nga detajet e projektit i cili synon rehabilitimin e zonës sipas standarteve mjedisore te vendosura nga Bashkimi Euripian dhe shnderrimin e tij ne EcoPark, park rekreativ unikal ne Ballkan.
Mbetjet do largohen dhe izolohen ndërsa sipërfaqja prej 155 mijë metrash katrore do kenë ambiente për çdo moshë; zona sportive, zona reklasuese, kopëht botanik, eco-pavione dedikuar rriciklimit, si dhe murin ngjitës më të lartë në Ballkan
Top Channel