Për shkak të motit të keq, rruga e Llogorasë është e pakalueshme. Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë si dhe pemë.

Prefekti i Qarkut u bën apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme. Fuqia e lartë e erës mund të sjellë rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve.

Në të dyja krahët e Llogorasë ndodhen punonjës policie, që nuk i lejojnë automjetet të kalojnë, deri në një njoftim të dytë, kur fuqia e erës të bjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA