Aksi nacional Poliçan-Skrapar u bllokua sot nga punonjësit e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit.

Kamionët e firmave u penguan sërish sot nga policia të vazhdonin rrugën drejt guroreve të fshatit Novaj, ndaj drejtuesit e mjeteve i lanë të gjithë kamionët në rrugë dhe bllokuan rrugen.

Të paktën për 30 minuta nuk lejuan asnjë makinë të qarkullonte në të dy kahet. Përfaqësuesit e firmave deklarojnë  se rruga nuk do të hapet deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare me shkrim nga policia për arsyen e bllokimit me forca të shumta policie dhe FNSH-je, që kanë më shumë se një muaj në mal që janë pozicionuar për të penguar fillimin e punës së firmave të nxjerrjes së gurit, në zbatim të një vendimi të qeverise që e përfshin këtë pjesë në territor të  mbrojtur si park kombëtar.

Por në kundërshtim me një vendim të gjykatës administrative që e hidhte poshtë këtë VKM.

Top Channel