337,2 milionë euro së bashku me pagesat e TVSH do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë dy koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, pjesë e programit 1 miliard euro.
256,4 milionë euro është fatura që koncesionarët “Ank shpk” dhe “Bardh konstruksion” kanë llogaritur për 17,2 km e Milot-Balldren.
Ndërsa koncesionari “Gjikuari” kërkon 80,8 milionë euro për Orikum-Dukat. Kostot e shpronësimeve nuk janë përcaktuar ende. Ndryshe nga koncesionet e tjera të pa-kërkuara kontratat e këtyre rrugëve do të miratohen në Kuvend.
“Ank shpk” u shpall fituese për koncesion e Milot-Balldren në tetor të 2018-s me një ofertë prej 161 milionë euro pa TVSH, ndërkohë gjatë negociatave kostoja është shtuar dhe kjo thuhet për shkak të ndërtimit të një tubi shtesë të tunelit.
Sipas kontratave një pjesë të financimit kompanitë do të bëjnë nga kapitalet e tyre ndërsa pjesa tjetër do të jetë hua bankare, norma interesit vjetor është 5%.
Koncesionet janë 13 vjeçare dhe përfshijnë ndërtimin në tre vjet dhe me pas mirëmbajtjen. Pagesat e buxhetit do të nisin pas viti të parë të punimeve dhe kur të jete kryer 25% e volumit të ndërtimit.
Në të dyja kontratat zgjidhja e mosmarrëveshjeje nuk do të bëhet nga gjykatat shqiptare, por nga zyra e arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, pjesë e grupit të Bankës Botërore në Washington.
Top Channel