Lëndohet operatori i Top Channel, goditet nga bomba e gazit lotsjellës

12/05/2019 00:12

Operatori i Top Channel, Besfort Kryeziu, është goditur nga një pjesë e bombës gaz lotsjellës, duke mbetur i lënduar.

Fatmirësisht dëmtimi nuk ka qenë serioz.

Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Më herët protestues të maskuar sulmuan një tjetër operator të Top Channel.

Një grup të rinjsh me maska në fytyrë, ndërsa ishin duke marshuar drejt Kryeministrisë, sulmuan mes turmës një prej kameramanëve të Top Channel.

Protestuesit me maska të zeza dhe një prej tyre me kundragaz të vënë në fytyrë vrapojnë drejt kameramanit Eno Xhaja. Ata e kanë goditur kameramanin ndërsa edhe mjeti i tij i punës është thyer nga sulmuesit, të cilët i kërkuan atij që të mos filmonte.

Top Channel