Krenar Rryci është kandidati i dytë pas Majlinda Halilaj nga lista e Partisë Demokratike, i cili pendohet që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi ka firmosur dorëheqjen pranon se ka ndryshuar mëndje dhe do të bëhet deputet.

Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që refuzuan të marrin mandatin, por kandidati mohon ti kenë ofruar para apo t’i kenë bërë presion për t’u bërë deputet.

Në Parlament kryeministri Rama pohoi se me opozitën e re do votojë reformat, deputeti i ardhshëm tregon se si do rreshtohet ai.

Edhe pse kandidat i listës së PD. Krenar Rryci është edhe kryetar i Partisë Reforma Demokratike. Ai bashke me 6 kandidatë të tjerë të cilët kanë shprehur vullnetin për ta pranuar mandatin pritet te ulet shume shpejt në kuvend krah 4 deputeteve të rinj të opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA