Spitali i Traumës është zhytur në errësirë të plotë pasditen e së martës.

Në ditën e parë të Vitit të Ri, pacientët e këtij spitali kanë kaluar minuta të tëra pa energji elektrike.

Në urgjencë, mungesa e dritave ka zgjatur 15 minuta, ndërsa në pavionet e ndryshme ka vazhduar më gjatë. Familjarët që ndodheshin në mjediset e spitalit për të qëndruar me të afërmit e tyre të sëmurë nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me shkaqet e mungesës së energjisë elektrike në këtë ditë të ftohtë janari.

Top Channel