Kryeministri Edi Rama në rubrikën #Përgjigjaime në Facebook, ka zgjedhur që të replikojë me një komentues që i kërkon që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së re, që preken nga projekti.

Rama në përgjigjen e tij tregon se në Astir sot protestojnë politikanët dhe jo banorët e zonës.

Edi Rama pergjigja ime
“Një parti e tërë politike e ka kthyer zonën e Unazës së re në një betejë të luftës politikë. Tani atje nuk protestojnë më banorët real, hallexhinjtë e ditës së parë. Protestojnë politikanët ata që kanë një hall krejt tjetër nga ai banorëve. Protestojnë bashkë me politikanët zaptuesit me 3,4, 5 e deri me tetë godina pa leje aty dhe në Tiranë. Proteston administrata e protestuesve profesionistë të Bashkisë Kamëz. Grupi i gatshëm që vjen për të mbushur sheshin, dhe po ashtu protestojnë dhe fanatikë të mbledhur andej e këndej nëpër Tiranë që ata luajnë rolin e popullit”, është kjo një pjesë e përgjigjes së Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA