“Ishte shumë bukur që isha pjesë e Realit”.

Kështu deklaroi Ronaldo pas finales së Kievit, ku triumfoi për herë të katërt në 5 vitet e fundit në Champions League.

Një deklaratë e cila la të kuptohet se portugezi do të largohet nga kampionët e Europës, megjithëse deri tani nuk ka asnjë zyrtare. Por ditën e sotme, si një “rrufe në qiell të pastër” vjen dorëheqja e Zidane, i cili u shpreh se tashmë ka nevojë të pushojë pas 3 triumfeve radhazi në Champions.

Por a u ndikua Zidane nga një largim i mundshëm i Ronaldos nga Reali?

Kjo ishte edhe një nga pyetjet e bëra për trajnerin francez në konferencën e jashtëzakonshme të ditës së sotme ku njoftoi dorëheqjen në prani edhe të presidentit Perez.

Zidane u shpreh kategorikisht i prerë se dorëheqja e tij nuk ka asnjë lidhje me një largim të Ronaldos. Por pas fjalisë së Ronaldos pas finales, e cila u duk më shumë si një fjali lamtumire, gjasat që ai të largohet nga Madridi tashmë janë të shumta.

Por për ta mësuar këtë, na duhet të presim, të paktën përfundim e Kampionatit Botëror Rusi 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA