Banka e Shqipërisë thotë se forcimi i ndjeshëm i lekut karshi euros, nuk është pasojë e politikave dhe strategjisë së saj për të forcuar monedhën vendase, por e faktorëve të tjerë specifikë të këtij tregu.
“Forcimi relativisht i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë dy muajve të fundit ka pasqyruar veprimin e faktorëve specifikë të tregut valutor. Kjo ecuri nuk pasqyron efektet direkte dhe as objektivat e strategjisë sonë për nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare”, deklaroi këtë të mërkurë, Guvernatori Gent Sejko.
Banka e Shqipërisë parashikon që ky trend të jetë afatshkurtër në kursin e këmbimit.
Zhvlerësimi i Euros ka patur edhe efektet pozitive, sidomos tek kredimarrësit, ndërsa efektet negative i kanë ndjerë më shumë ata që kanë depozita.
Top Channel