Pakistan, 7 të vdekur e 15 të plagosur nga tri shpërthime kamikaze

24/04/2018 16:19

Shtatë persona të personelit të sigurisë kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e 3 bombave që kanë shpërthyer pranë kampit ushtarak “Frontier Corps”, në zonën Mian Gundi të qytetit Quetta, sikurse edhe ndaj një autokolone policore në rrugën kryesore drejt aeroportit të qytetit, gjatë kësaj të marte.

Sipas raportimeve paraprake, një prej kamikazëve që aktivizoi bombën hapi fillimisht zjarr pranë portës hyrëse për në kampin “FC 64”.

E ndërsa personeli i forcave të sigurisë u vunë në pozicione për t’iu kundërpërgjigjur sulmit, kamikazi hodhi veten në erë.

Shpërthimi i parë u shoqërua nga një tjetër sulm vetëvrasës, kur personeli i sigurisë iu afrua kamikazit të parë të vdekur pranë portës së kampit.

Dy oficerë sigurie vdiqën dhe 8 të tjerë u plagosën në këto shpërthime.

Ato u shoqëruan nga një tjetër shpërthim ndaj autokolonës së policisë në rrugën e aeroportit, ku 5 policë humbën jetën, thekson “Inter Services Public Relations”.

Top Channel