Godet me grushta trajnerin, pasi nuk i përfshiu në lojë të birin. Për këtë arsye Abdyl Çeku, 47 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas informacionit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.50 në fushën e sportit “Skënder Halili”, në Qytetin e Nxënësve.

Çeku është konfliktuar me trajnerin e ekipit U-16, Migen Memelli, duke e goditur me grusht “për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë”.

Materialet proceduarale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA