Partizanit i mjaftoi vetëm një gol ndaj Flamurtarit, në sfidën e pasdites së kësaj të hëne në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, për të marrë 3 pikë jetike për zonën europiane.
Ndeshja u vendos nga goli i parë i Edgar Çanit me fanellën e “demave të kuq”, madje enigma më e madhe e merkatos shënoi edhe një tjetër gol, por që iu anulua në minutën e 61-të të takimit.
Kështu “të kuqtë” ngjiten në vendin e katërt, me 39 pikë pas 26 javësh në Kategorinë Superiore, ndërsa vlonjatët mbyllin ndeshjen e 6 pa fitore, me 4 humbje dhe dy barazime, duke zbritur në vendin e 6 të klasifikimit.
Vlen të theksohet se kjo është fitorja e dytë e Partizanit nën drejtimin e Klevis Dalipit, në tri përballjet e fundit (njëra barazim me Vllazninë), që pas shkarkimit të teknikut Sulejman Starova.
Top Channel