Duka sulmon Finon: Nuk pranoi të linte postin e deputetit

07/02/2018 11:22
Foto LSA

Në fjalën e tij ku kërkoi votën në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit, presidenti Armand Duka shpalosi arritje e FSHF, ndërsa u shpreh se sot duhet dhënë mesazhi që futbolli te jetë i pavarur nga politika.

“Futbolli shqiptar i këtyre viteve ka qenë ndër të paktat arritje, që i ka bërë shqiptarët kudo ndodhen të thonë shprehjen – “O sa mirë me qenë shqiptarë”. Sot mund të them me bindje se FSHF është një institucion model në vendin tonë. Nëpërmjet projekteve synojmë dyfishimin e lojtarëve të regjistruar. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm. Jemi duke u përfaqësuar në nivele të larta, jo vetëm në nivelin e kombëtares, por edhe të klubeve. Kemi gara me një kualitet superiore. Po përfaqësohemi denjësisht edhe në futbollin e femrave. Një arritje tjetër, është pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA, ku padyshim edhe FSHF ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces. E lash në fund jo pa qëllim, ëndrra e çdo shqiptari u plotësua në vitin 2016 me pjesëmarrjen në Europianin e Francës. Në tërë këto vite sfida më kanë dhënë një leksion që më është ktheu në normë pune. Me dhjetëfishin e energjisë kam sakrifikuar shumë gjëra që ta bëj Shqipërinë të jetë e barabartë mes më të mëdhenjve dhe për këtë nuk ka mjaftuar një vit, dy apo katër. Më duket gabim nëse ky investim, të mos na lejojë të shkojmë më lartë, por të jetë dikush tjetër që duhet ta fillojë kështjellën nga e para. Kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë. Tashmë e kemi ngritur stekën e suksesit mjaft lartë. Sot jo vetëm unë, por edhe ju që votoni keni një përgjegjësi të madhe. Kundërshtari është një deputet që nuk pranoi të garonte vetëm me dëshirën e futbollit, por mbajti edhe atë të deputetit. Sot ju keni në dorë të jepni mesazhin që futbolli duhet të jetë i pavarur”, u shpreh Duka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA