
Në Korçë po i presin mollët, historia e fermerit nga Zvrina: Po mendoj rikthimin në emigracion
05/03 15:52
Shirat e rrëmbyer në krahinën e Myzeqesë kanë rritur nivelin e lumit Shkumbin. Pika më e lartë është regjistruar tek ura e Rrogozhinës dhe në fshatin Cermë Proshkë, ku lumi ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa hektarë tokë e fusha të mbjella.
Banorët i frikësohen rritjes së nivelit të ujit. Dhe sa herë ka situata të tilla, banorët kujtohen për paratë që nuk kanë marrë gjatë përmbytjeve të kaluara.
“Edhe pse është e disata herë që përmbytem unë nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim”, thotë një banor.
Uji nuk rrezikon banesa por për fermerët, përmbytja e tokave mjafton t’u shkaktojë dëme të mëdha që u vështirësojnë jetesën.
Top Channel