Në guidat turistike nuk tregohet kështu…sheshi ikonik i Nju Jorkut, është tërësisht i bardhë, pas goditjes nga stuhia dimërore që solli vdekje dhe shkatërrim në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Kryebashkiaku Bill de Blasio ka shpallur një emergjencë dimërore moti për qytetin ku banorët lokalë dhe turistët po bëjnë më të mirën e mundshme në mesin e acarit të madh.

Mijëra fluturime janë anuluar apo vonuar. Reshjet e borës bënë që avionët të qëndronin përkohësisht në tokë në dy aeroportet kryesore të Nju Jorkut dhe shumëkush që shpresonte se do të mund të fluturonte nga aeroporti i Newarkut në Nju Xhersi, mbeti po ashtu i zhgënjyer. Moti i ftohtë ka mbërthyer edhe Bostonin ku shkollat qëndruan të mbyllura të premten. Përmbytjet në qytet ndërkohë kanë shënuar një rekord 40 vjeçar. Reshjet e borës vijnë në vazhdë të motit të ftohtë që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara prej më shumë se një jave dhe që i kanë marrë jetën më shumë se 12 personave.

Por, situata nuk është aspak më e mirë në Evropë, ku dhjetëra e mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë ‘Eleanor’, që ka mbërthyer pjesën perëndimore të kontinentit. Tre persona kanë humbur jetën, një në Francë dhe dy në Spanjë. Të paktën 29 mijë shtëpi në Francë janë pa energji elektrike, ndërsa erërat atje arritën shpejtësinë e 180 km në orë.

Reshje të dendura bore janë parashikuar në alpe duke shtuar rrezikun e ortekëve. Po ashtu, në shumë zona bregdetare të Francës ekziston frika e përmbytjeve. Shiu dhe era e fortë që solli me vete stuhia, kanë gjunjëzuar pjesë të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona, kanë rrëzuar pemë dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi.

FOTO GALERI
17/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA