Situata tek kuqezinjtë e Milanit nuk është aspak e qetë, pasi Rino Gattuso ende nuk po e vendos në shina ekipin e tij. Pas humbjes së shëmtuar ndaj Veronës 3-0, Milani rikthehet në fushë këtë të shtunë kundër Atalantës së Etrit Berishës në San Siro.
“Nuk luajnë si një skuadër”, ankohet trajneri i kuqezinjve për lojtarët e tij, teksa u bën thirrje për të pasur një tjetër lojë kundër Atalantës, suke shtuar se “rrezikojmë një tjetër turpërim”.
“Të gjithë duhet të japin më shumë dhe të tregojnë grintën e tyre në fushë. Nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen, ndërsa grumbullimi në Milanello gjatë këtyre ditëve besoj se na ka bërë mirë. Bonucci? Merr gjithmonë përgjegjësitë, ai është një shembull. Atalanta? Është një skuadër e fortë nuk të lejon asnjë centimetër hapësirë, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, ka deklaruar Gattuso në konferencën e mbajtur një ditë para zhvillimit të kësaj ndeshjeje
Top Channel