PSG refuzon Donnarumma-n, besim të plotë te Areola

21/12/2017 00:50

Nuk do të jetë në Francë e ardhmja e Gianluigi Donnarummas. Drejtori Sportiv i PSG, Antero Henrique hodhi poshtë të gjithë zërat për një kalim të mundshëm të portierit të Milanit, në “Parc Des Princes”.

Drejtuesi parizien tha se në klub janë të kënaqur me Areolan, që është numri një i portës dhe se skuadra nuk ka nevojë për përforcime në këtë repart.

Marrëdhëniet e Gianluigi Donnarumma-s me tifozërinë e Milanit, janë në kulmin e tensionit, për shkak të disa deklaratave të bëra nga menaxheri i portierit, Mino Raiola, që akuzonin kuqezinjtë për dhunë psikologjike në momentin e firmosjes së kontratës.

Tifozët e Milanit i kanë kërkuar portierit të tyre, të distancohet nga Raiola, ose të pranojë deklaratat e tij dhe të largohet.

Top Channel