Stopimi fantastik i portugezit Quaresma (Video)

20/12/2017 09:11

Ricardo Quaresma njihet nga të gjithë për teknikën e tij të madhe dhe trivelën e famshme.

Bëhet fjalë për një goditje apo kros me të jashtmen e këmbës, që i jep topit një efekt të çuditshëm.

Kësaj radhe, portugezi na habiti me një stopim fantastik në ndeshjen e kampionatit turk Besiktas-Osmanlispor, të fituar 5-1 nga të zotët e shtëpisë.

Anderson Talisca jep një pasim të gjatë për Quaresmën, i cili, për të ndaluar topin (por jo vrapimin e tij), shpik një stopim të “çmendur”.

Top Channel