Mino Raiola: Donnarumma, dhunë morale

12/12/2017 14:37

Milani nuk po mund të gjejë qetësi në këtë periudhë. Problemeve me projektin e klubit në UEFA i shtohen edhe ato për Donnarumma-n që nuk janë krejtësisht të panjohura për të. Agjenti i portierit Mino Raiola ka dalë sërish në skenë për të shfaqur pakënaqësitë për mënyrën sesi po trajtohet klienti i tij.

Lajmi behet i ditur nga “Corriere Della Sera”, ku theksohet se Raiola po kërkon anulimin e kontratës me Milanin pasi sipas tij portieri ka pësuar një dhunë morale.

Portieri ka nënshkruar me kuqezinjtë një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2021 me një pagë prej 5.5 milionë Euro në sezon shifër së cilës i shtohen edhe bonuse të tjera. Në akordin e arritur është përfshirë e4dge një klauzolë e dyfishtë me vlerë 70 milionë euro në rast të kualifikimit të Milanit në Ligën e Kampioneve dhe 40 milionë euron nëse nuk arrihet ky objektiv.

Klauzola që nuk është nënshkruar nga Donnarumma dhe Raiola nuk është depozituar në Lega kështu që ajo është praktikisht inekzistente. Gjithsesi ky fakt nuk e bën Milanin më pak të fuqishëm për sa i përket aspektit kontraktual të çështjes. Përkundrazi, mund të përcaktojë çmimin e portierit në merkato, ose mund të jetë nisja e një lufte të re me Raiolën. Por problemet të më të mëdha qëndrojnë në një pikë tjetër.

Mësohet se avokatët e Milanit kanë marrë një email nga përfaqësuesi i Raiolës sipas të cilit Donnarumma e firmosi kontratën me kuqezinjtë pas presioneve të mëdha psikologjike. Nëse do të vërtetohet ky pretendim, atëherë Donnarumma ka të drejtën të kërkojë anulimin e kontratës në bazë të Nenit 1435 të Kodit Civil. Nuk dihet sesi do mbyllet kjo histori, por është e sigurt se Raiola po kërkon sërish t’i gjejë një skuadër tjetër klientit të rij, Donnarumma.

Top Channel