Ripostoi videot antimyslimane, Trump ndez sërish polemika

29/11/2017 15:03

Llogaria në “Twitter” e presidentit Donald Trump ka ripostuar 3 video antimyslimane nga një grup britanik i së djathtës ekstreme.

Postimi i parë në “Twitter” ishte nga Jayda Fransen, zëvendëskryetarja e “Britain First”, ku duket se tregohet një emigrant mysliman që sulmon një burrë me paterica.

Kjo pasohet nga dy video të tjera të njerëzve, që Fransen pretendon se janë myslimanë.

“Britain First” u themelua në vitin 2011 nga ish-pjesëtarë të Partisë Nacionaliste britanike, të ekstremit të djathtë.

Grupi ka tërhequr vëmendjen në mediet sociale me postime të shumëkritikuara për atë që ata e konsiderojnë islamizim të Britanisë së Madhe.

Ai ka paraqitur kandidatë në zgjedhjet e përgjithshme mbi platforma antiemigracion dhe antiabort, por nuk ka mundur deri më tani të sigurojë asnjë vend në Parlament. Vet Fransen ka më shumë se 52 mijë ndjekës në “Twitter”.

Ajo reagoi me entuziazëm ndaj shpërndarjes së postimeve të saj nga ana e Trump. Ajo shkruante në llogarinë e saj në “Twitter” se “Donald Trump, personalisht ka ripostuar këto video dhe ai ka rreth 44 milionë ndjekës. Zoti e bekoftë Trumpin, Zoti e bekoftë Amerikën”, shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA