Emery merr në mbrojtje Neymar-in: Po jep maksimumin

22/11/2017 01:12

Trajneri i PSG-së, Unay Emery ka marrë në mbrojtje brazilianin Neymar, në lidhje me publikimin e lajmit se ky i fundit ka ndenjur gjithë natën zgjuar në Londër, nën shoqërinë e këngëtares Demi Lovato dhe një grupi tjetër miqsh.

Spanjolli vlerësoi përkushtimin e Neymar-it në stërvitje dhe performancën në fushë, ndërsa shtoi se për moshën e re që ka, i lejohet edhe të dalë me miqtë.

“Nuk e kritikoj Neymarin për faktin se ka ndenjur deri në orët e vona. Ai është një djalosh që përkushtohet shumë në stërvitje, ndërsa në fushë të gjithë e keni parë vetë se jep maksimumin.

Është i ri dhe është normale që të ketë nevojë dhe dëshirë të dalë me miqtë. Për sa kohë që kjo nuk ndikon në rendimentin e tij, nuk kemi pse të shqetësohemi”, tha Emery.

Top Channel