Champions, premtohet ekuilibër në fazën me eliminim direkt

22/11/2017 13:42

Ka kampionë dhe nënkampionë të Europës, kampionë të Gjermanisë apo Anglisë, ndoshta pas një mrekullie edhe Napoli i Hysajt dhe Sarrit. Të gjithë bashkë, disa me siguri e disa me probabilitet të lartë, do të jenë në vazon e dytë të shortit për fazën me eliminim të drejtpërdrejtë në Champions League.

Edhe pse një diskutim i parakohshëm, ky është një tregues i një ndryshimi energjik të fateve në Champions League. Kjo sepse, kur kanë mbetur ndeshjet e fundit për grupet E, F, G dhe H, ndërsa për A, B, C dhe D dy ndeshje (përfshi të sotmet në mbrëmje), klasifikimi nëpër grupe i kompeticionit më madhor për klube në Europë thjesht të befasojnë.

Reali është i sigurtë që përfundon i dyti. Bayern dhe Chelsea janë të detyruar të përpiqen deri në fund për të kapur vendin e parë, ashtu sikurse edhe Juventus. Ndërsa Napoli, maksimumi që mund të arrijë është vendi i dytë. Ndër verdiktet e tjera kemi një surprizë si Beshiktashi, që arrin për herë të parë në histori kalimin e fazës së grupeve, sikurse edhe Roma, edhe pse kjo e fundit u nis si e treta jokomode e grupit ku bën pjesë edhe Chelsea dhe Atletico Madrid. Për të mos folur për Tottenhamin, që ka lënë pas Ronaldo & Co.

E nëse Roma do të përfundonte e para, rreziqet do të kufizoheshin te PSG-ja (ose Bayern) dhe Reali. Juventusi dhe Napoli të kenë fatin me vete për të garantuar kualifikimin, ndërsa më pas “Zonjën e vjetër” e pret njëra nga PSG (Bayern), Manchester United apo City; kurse për Napolin, kundërshtarët më të rrezikshëm janë Barcelona, PSG (Bayern) ose Manchester United.

Renditjet aktuale të lënë të imagjinosh për një fazë të 1/8-ave shumë të ekuilibruar dhe tepër të dyluftuar, ku me siguri do të priten “koka” pretendentësh. Mjafton të supozosh një përballje nga shorti si Barcelona-Bayern apo Real Madrid-Manchester City, pse jo edhe Chelsea-PSG.

Top Channel