Nejmar ngel “thatë”, por jo PSG

18/11/2017 21:21

Nejmar nuk e gjeti rrugën e rrjetës, por kjo nuk e pengoi PSG-në që të gjente goleadën e radhës në Ligë 1.

Skuadra e drejtuar nga Emery shkatërroi pa vështirësi kundërshtaren e radhës, që këtë herë ishte Nantes.

Cavani dhe Di Maria shënuan brenda 5 minutave në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Nantes shpresoi tek mrekullia, kur në minutën 60-të ngushtoi shifrat në 2-1. Por, fillimisht Pastore dhe më pas sërish Cavani vulosën gjithçka dhe nuk vunë në diskutim tri pikët.

Me këtë fitore, PSG shkon në +6 nga Monaco, që një ditë më parë ngeci në barazim me debutuesit e Amiens.

Top Channel