Britani, përplasen në ajër avioni dhe helikopteri, 4 viktima

17/11/2017 17:28

Përplasja në ajër mes një avioni dhe një helokopteri në jug të Anglisë i kushtoi jetën të paktën 4 personave. Ngjarja ndodhi mbi Bakingemshajër.

Mjetet fluturuese ishin nisur nga aeroporti i vogël i Uajkombit dhe po fluturonin në kuotë të ulët. Disa dëshmitarë raportuan për një gjëmim të fortë në zonën e Uedisdon Menor, ndërtesë historike e Bakingemshajër.

Në vendin e ngjarjes mbërritën një numër zjarrfikësesh e ambulancash. U mobilizua gjithashtu një dron për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel