Tunisia e Maroku shkojnë në Rusi

11/11/2017 22:23

Dy përfaqësueset më të fundit që kanë siguruar pjesëmarrjen në finalet e “Rusi 2018”, janë Maroku dhe Tunisia.

Maroku, që drejtohet nga Hervé Renard befasoi 0-2 në transfertë Bregun e Fildishtë, duke zbritur pikërisht në vendin e dytë të Grupit C pikërisht “Elefantët” e Marc Wilmots.

Ndërkohë Tunizia barazoi 0-0 me Libinë në stadiumin olimpik të Rades, me tifozërinë vendase që e shndërroi në festë këtë ndeshje për zyrtarizimin e kualifikimit në Botëror.

FOTO GALERI
1/26
Rusia

Top Channel