Handanoviç i trembet Atalantës: Janë të vështirë

11/11/2017 13:16

Portieri i Interit Samir Handanoviç ka bërë një përmbledhje të pjesës së parë të sezonit, duke e vlerësuar atë me nota shumë pozitive.

“Është një kampionat i bukur – tha portieri slloven për Inter TV, ka shumë konkurrencë dhe jemi në momentin më të nxehtë, duhet të shikojmë se sa mund të durojmë. Mendoj se 5 skuadra janë shkëputur, por diferenca e pikëve është e vogël. Jemi ende në 1/3-ën e kampionatit dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Por është mirë që jemi kaq shumë skuadra konkurruese”, tha Handanoviç.

Për shkak të impenjimeve të shumë futbollistëve me ekipet kombëtare, qendra stërvitore e Interit është pothuajse e boshatisur, por për Hadanoviç ky është një moment që skuadra të rikuperojë, duke qenë se ndeshja më e parë në kampionat, është ndaj një kundërshtari të vështirë.

“Jemi pak, por nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të rikuperojmë dhe të jemi të përgatitur mirë, për muajin e ardhshëm. Takim i radhës është ndaj Atalantës, që edhe pse sezonin e shkuar e mundëm 7-1, ata mbeten një kundërshtar shumë i fortë, shumë fizik. Duhet të përgatitemi mirë, luajmë në shtëpinë tonë dhe na duhet të marrim pikët”, deklaroi slloveni.

Top Channel