PD-LSI, kërkesë Metës: Të publikohen të dhënat e Këshillit të Sigurisë

08/11/2017 12:38

Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të sigurisë, iu drejtuan sot me një kërkesë Presidentit Ilir Meta që të publikojë të dhënat e raportuara nga institucionet për luftën ndaj drogës me qëllim që të ballafaqohen rezultatet e dhëna.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI argumentojnë se tani, ka një ndjeshmëri për situatën e rëndë të trafikut të drogës dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të përfshirë në të, e mbi të gjitha, siç thuhet edhe në letrën drejtuar Metës, skandalit të publikuar në media për dosjen “Habilaj”.

Letra e drejtuar Ilir Metës është firmosur nga deputetët Flamur Noka, Isuf Çelaj, Xhemal Gjunkshi, Myslym Murrizi, Ervin Salianji, Luan Rama dhe Endrit Brahimllari.

Pak para se të bëhej publike kërkesa e përbashkët e PD dhe LSI, në zyrën e Bashës ishin kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili.

Top Channel