Atentat në Lushnje, vriten 2 të rinj, plagoset një i tretë

11/10/2017 00:00

Dy të rinj u vranë dhe tjetër mbeti i plagosur pasditen e së mërkurës në Lushnjë në një atentat të mirë përgatitur. Viktima mbetën dy shokët Zaimir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç të cilët po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre çdo ditë në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur “Ura e Përroit”.

Ndërkohë u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital,  pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, i cili u transportua në Tiranë. Po ashtu lëndime të lehta ka marrë edhe një 66-vjeçar, i cili ishte kalimtar i rastit.

Dëshmitarët, por edhe burimet e policisë thanë se atentatorët me maskë dhe kallashnikovë erdhën nga hyrja e qytetit dhe qëlluan me breshëri ndaj të rinjve që mbetën të vdekur në vend. Më pas automjeti u largua në perëndim të qytetit, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre.

Pranë trupit të një prej viktimave, 22 vjeçarit Hoxha, u gjet edhe një pistoletë.

Ndërkohë pas ngjarjes në sallën operative Lushnjë një telefonatë njoftoi se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjej një mjet. Grupi hetimor shkoi menjëherë dhe gjeti në automjet, që dyshohet se e mund të jetë e atentatorëve si edhe tre armë zjarri automatike.

Në hyrje-daljet e qytetit u ngritën pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Lushnja, qyteti që ka vuajtur shumë nga luftërat e bandave të 1997 kishte kohë pa parë një ngjarje të këtij lloji. Vendi ku ndodhi vrasja është shumë pranë komisariatit të policisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA