Statusi i minatorit, Përparim Spahiu paraqet nismën

04/10/2017 00:00

Një projektligj mbi statusin e minatorit i propozuar që në legjislaturën e kaluar nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për integrim Përparim Spahiu, synon të rrisë pagën minimale për këtë kategori dhe të ulë vite e daljes në pension.

“Paga e punonjësve përcaktohet nga kontrata e punës. Pra, në asnjë rast, projektligji parashikon që kjo të mos jetë më pak se 200 përqind e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërsa sa i takon pensionit , ky të jetë jo më pak se 131 përqind se paga minimale zyrtare”, tha Përparim Spahiu, deputet LSI.

Projektligji parashikon edhe rritjen e mbështjes sociale për minatorët dhe ish-minatorët. Në industrinë e minierave në Shqipëri deri në vitet ‘90 kanë qenë të punësuar mbi 40 persona. Efektet financiare, sipas zotit Spahiu, do të përballohet nga shtimi i kontributeve dhe buxheti i shtetit.

“Për çdo person do të paguhet kontribut shtesë në masën 5 përqind të pagës bruto për efekt kontributi. Kontributi shtesë do të paguhet në masën 2 përqind nga punëmarrësi dhe 3 përqind nga punëdhënësi. Diferenca ndërmjet efektit financiar të këtij ligji deri në plotësimin e moshës së përfituesve do të përballohen nga buxheti i shtetit”, tha deputeti i LSI.

Komisioni parlamentare i çështjeve sociale vendosi që projektligji të shkojë në qeveri për të diskutuar mbi çështjet financiare dhe vetëm pasi të vijë përgjigja e Ekzekutivit, që kërkon rreth një muaj mund të nisë shqyrtimi në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA