Lushnja u bë skuadra e parë që fiton të drejtën për t’u ngjitur në kategorinë Superiore, pas fitores 1-0 ndaj Bylisit, në ndeshjen që çertifikoi rikthimin e myzeqarëve në elitën e futbollit shqiptar, pas 3 sezonesh.
Në një stadium të tejmbushur ndaj ballshiotëve, skuadra e trajnerit Bano fitoi minimalisht, me një gol të shënuar në pjesën e parë, që gjithsesi ishte mjaftueshëm për të prerë biletën e kualifikimit.
E shndërruar në një finale në grupin B të kategorisë së parë, ndeshja mes Lushnjes dhe Bylisit prodhoi emocione, por vetëm një gol, atë të shënuar me kokë nga Sefa, pas një daljeje jo të mirë të portierit mik.
Llogaritë e lagunarëve u thjeshtuan me kartonin e kuq të Kuçit në minutën e 44’, që la Bylisin në inferioritet numerik.
Finalja tjetër e kategorisë së parë, ajo në grupin B mes Kamzës dhe dhe Besëlidhjes, do të përcaktojë ekipin e dytë që do të ngjitet në Superiore.
Top Channel