Klubi bardheblu ka lëshuar një njoftim në faqen zyrtare se trajneri i ekipit, Ilir Daja, ka dhënë dorëheqjen.
Në deklaratën e dorëzuar pranë klubit nga Ilir Daja thuhet se ai i ka komunikuar Presidentit Halili dhe skuadrës dorëheqjen e tij. Daja thotë në deklaratë se dorëheqja e tij është një premtim i mbajtur që ai kishte dhënë se nëse Tiranë nuk do të kualifikohej në Europë do të bënte një akt të tillë.
Daja siguron se ka qenë i impenjuar maksimalisht dhe falënderon presidentin që i dha mundësinë për të drejtuar klubin më të titulluar në Shqipëri.
Gjithsesi duhet pritur ende për të thënë se ky është fundi i aventurës së Ilir Dajës te Tirana. Ishte vetë tekniku që deklaroi në fillim të muajit maj para ndeshjes me Flamurtarin se ai do të vinte në dispozicion dorëheqjen në rast se nuk arrinte objektivin dhe më pas i takonte Presidentit Halili që të vendoste nëse do ta pranonte diçka të tillë. Tashmë, sërish është radha e Halilit për të reaguar lidhur me dorëheqjen e Dajës.
Top Channel