Histori personale/ Vajzat nën armë

09/04/2016 00:00

Modeli i aktores amerikane Demi Moore, në filmin “G. I Jane” i ka shërbyer vajzës 20-vjeçare nga Kukësi të thyhej mentalitetin e vjetër dhe të zgjedhë dhe ajo të jetë ushtare profesioniste përballë meshkujve.

“Frikë normal, po ishtes shumë emocionuese. Besoj se uniforma të jep më shumë nder, vetë uniforma është krenari”, rrëfen Ledia.

Pasi të ushtrohet për 9 javë Ledia do të testohet, dhe nëse nuk kap normat atëherë skualifikohet. Por për këtë mendon se sfidon dhe djemtë.

“Unë nuk e kam problem fare pasi dhe ne stërvitemi si çunat. Djemtë dhe mund të mos i kapin normat, po unë i kam vënë objektiv vetes që i arrij ato”, tregon Ledia.

Ledia Hajdari është vetëm 20 vjeç, nga Kukësi dhe ka mbaruar shkollën e mesme. Ajo ka zgjedhur të bëhet ushtare profesioniste duke iu bashkuar 365 ushtareve që përgatiten në shkollën e trupave në Bunavi të Vlorës .Por kjo zgjedhje nuk është thjesht dëshirë. 

“Qyteti i Kukësit është një qytet i vogël dhe mundësitë për punësim janë të pakta. Kështu që zgjodha këtë, sepse mu duk një mundësi shumë e mirë për të gjetur punësim sa më shpejt. Sapo të mbarosh kursin zgjedh vendin që të është caktuar për të vazhduar”, thotë ajo.

Ledia nuk do të bëhet thjesht ushtare profesioniste,pasi me kaq garanton një page diku te 30 mijë lekë. Ajo ka tjetër ambicie.

“Kjo shkollë të jep mundësi karriere, sapo mbaroj kursin dal ushtare profesioniste. Pastaj ka kurs trajnimi që bëhesh nënoficere, oficere dhe me radhë. Fillimisht dihet që paga është e vogël, po sa më shumë grada të arrish aq më e madhe do të jetë paga. Do mundohem që të kursej me ato para, të jetoj për vete. Nëse kam mundësi të ndihmoj të shtëpisë, sigurisht që do i ndihmoj”, thotë ajo.

Janë 24 vajza që kanë shkuar në shkollen e trupës në Bunavi të Vlorës . Ndonëse shumë prej tyre e kanë parë si mundësi për një punë të sigurtë pasi jan me arsim të mesëm ,por ka nga ato që kanë mbaruar edhe shkolleën e lartë.

“Njëkohësisht jam duke përfunduar fakultetin e gazetarisë dhe zgjodha ta frekuentoj si profesion, por në Forcat e Armatosura. Stërvitja ushtarake, e kam të sigurtë dhe punën si gazetare dhe në Forcat e Armatosura, zyra e ndërlidhjes së informacionit në ministrinë e Mbrojtjes”, thotë Mikela Topçiu, studente e gazetarisë.

Në shkollën e Trupës në Bunavi rekrutohen të rinj nga mosha 19 -26 vjeç.

“Këtu stërviten rekrutët e rinj që do shërbejnë në strukturat e FA. Të gjithë ata që mbarojnë arsimin e mesëm duhet t’i drejtohen strukturave të rekrutimit që më vonë i nënshtrohen stërvitjes 9 javë në Bunavi me një punë të sigurtë pranë strukturave të FA”, tha kolonel David Roku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA