Kuliçaj në Komisionin e Etikës. “Nderi i kombit në futboll”, Resmja dhe De Biasi

10/03/2016 00:00

Agron Kuliçaj, ish-numri dy i Policisë së Shtetit tashmë do të ketë një detyrë tepër të rëndësishme në futbollin shqiptar.

Ai do të jetë një nga 5 anëtarët e Komisionit të Etikës, më i rëndësishmi për nga detyra dhe pavarësia në këtë institucion. Ndërkohë, 4 emrat e tjerë janë: Ardian Leka, Bashkim Koka, Bejkush Birçe dhe Fatmir Braka.

Në statusin e FSHF-së thuhet se Komisioni i Etikes ka per objekt, shqyrtimin e rregullave te etikes, te sjelljes si dhe çështjeve që kanë të bëjnë me paracaktimin e rezultateve të ndeshjeve nga të gjithë zyrtarët.

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së ka nderuar me çmimin “nderi i kombit në Futboll” ish-legjendën e Partizanit, Refik Resmja dhe italianin Gianni De Biasi, trajneri që kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në një Europian.

Ndërkohë çmimin si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në futbollin tonë e mori mesfushori i Skënderbeut dhe i Kombëtares shqiptare, Sabien Lilaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA