Google Lunar XPrize, tashmë online

04/03/2016 00:00

Trajleri i dokumentarit mbi Google Lunar XPrize është tashmë online, konkursi i publikuar në 2007 nga kolosi i Mountain View për sipërmarrësit privatë.

Nëpërmjet këtij konkursi sipërmarrës privatë brenda vitit 2017 duhet të dërgojnë në hapësirë një robot në gjendje të ecë mbi hënë dhe prej atje të dërgojë në Tokë foto me defincion të lartë dhe të dhëna.

Seritë e dokumentarit “Moon Shoot” është realizuar mes të tjerësh edhe nga JJ Abramas, krijuesi i serisë kult “Lost”. Trajleri i dokumentarit është i disponueshëm në YouTube, ndërsa episodet do të mund të jenë online nga 15 marsi.

“Moon Shoot” rrëfen eksperiencat e atyre që marrin pjesë në Lunar XPrize. Çmimi i Google ka si synim realizimin privat me zgjidhje me kosto të ulët, por efikase për të eksploruar hapësirën, Hënën në veçanti.

Sateliti ynë, shpjegon Google në blogun e tij, “është porta hyrëse për të eksploruar universin”. Skuadrat që konkurojnë për çmimin janë nga e gjithë bota, nga Silicon Valley në Indi. Dokumentaret tregojnë punën pas kuintave.

Top Channel