Një burrë i paralizuar ka mundur të rifitojë kontroll të pjesshëm të këmbëve të tij duke përdorur një mekanizëm që lexon trurin e tij. Valë nervore interpretohen nga një kompjuter, e ato kontrollojnë më pas stimulimin elektrik të muskujve të këmbës së tij.

Eksperimenti i kryer në Shtetet e Bashkuara, ka treguar se burri ka mundur të ecë në këtë mënyrë për katër metra. Ekspertët thonë se ruajtja e ekuilibrit është një cështje që duhet të zgjidhet. Një dëmtim i shtyllës kurrizore, bën që fluksi i mesazheve që vijnë nga truri të ndalen. Sidoqoftë, truri është ende në gjendje të krijojë mesazhe dhe këmbët janë sërish në gjendje t’i marrin këto mesazhe.

Kërkuesit në universitetin e Kalifornisë, përdorën një tru kompjuter për të minimizuar dëmtimin tek një burrë i paralizuar prej pesë vitesh. Një elektroencefalogram, ka shërbyer për të lexuar aktivitetin e trurit dhe burri u trajnua fillimisht që të kontrollonte personin virtual ose avatarin në një lojë kompjuterike.

Më pas u vendosën elektroda në muskujt e këmbës së tij dhe pacienti nisi trajnimin për të lëvizur këmbët. Kërkuesit thonë se me këtë eksperiment është treguar se mund të rikthehet ecja intuitive e kontrolluar nga truri edhe pas një dëmtimi të plotë të shtyllës kurrizore. Kjo sipas tyre është një metodë premtuese që aktualisht është në fazat e para të studimit.

Top Channel