Të pasionuarit pas smartphone-ëve sigurisht që nuk duan të rrezikojnë t’u prishet pajisja nëse iu bie nga dora. Për këtë ata investojnë në blerjen e kasave të ndryshme për telefonin e çmuar.

Por çfarë do të ndodhë nëse kasa thyhet apo ju humbet? Dhe mbi të gjitha ju nuk do të donit të shpenzonit për të blerë një tjetër. Një video është zgjidhja e problemeve tuaja. Gjithçka që ju duhet është vetëm një tullumbace.

Fryni pak tullumbacen vendosni smartphone-in mbi të, dhe shtypeni lehtë. Tullumbaci do të bëhet një kasë e “improvizuar”. Themi e improvizuar pasi ai izolon edhe vendin e kufjeve, të karrikimit, por… të paktën shpëton telefonin nga dëmtimi.

Top Channel