Selia e Apple në Kinë ka deklaruar se po ndërmerr një seri operacionesh për të larguar malware-t që kanë prekur disa aplikacione të shumëpërdorura në iPhone apo iPad.

Bëhet fjalë për sulmin e parë në shkallë të gjerë ndaj dyqanit online të Apple.

Piratët elektronikë kanë krijuar një version të falsifikuar të software-it të Apple për krijimin e aplikacioneve iOS dhe nëse ato shkarkohen nga ky version, hakerat mund të vjedhin të dhënat personale të përdoruesve.

Gjithashtu, hakerat mund të dërgojnë alarme false për të infektuar aparatet apo për të mashtruar përdoruesit e tyre duke i bërë që të identifikojnë fjalëkalimin apo informacione të tjera.

Mes aplikacioneve të infektuara nga malwar-et janë edhe ato më populloret si WeChat, Uber, apo ato për dëgjimin e muzikës. Disa të tjera janë edhe ato që skanojnë kartat e kreditit, që mund të përdoren edhe jashtë Kinës.

Një zëdhënëse e Apple deklaroi se aplikacionet e krijuara përmes software-it të falsifikuar XcodeGhost, është hequr tashmë nga App Store.

“Ne po punojmë me specialistët për t’u siguruar që klientët po përdorin versionin e duhur të Xcode për të rindërtuar aplikacionet e tyre”, deklaroi Christine Monaghan.

Top Channel