Apple kërkon patentë për një kompjuter prej xhami

03/09/2015 00:00

Rikthehet mirazhi i një teknologjie të stilit Minority Report, me kompjutera transparentë së shpejti. Apple mund të ketë depozituar kërkesën për dy patentime ku shihet një pajisje tip iMac dhe një tjetër që na kujton një iPhone: duke shfrytëzuar xhamin në pjesën e pasme, që zëvendëson aluminin.

Patenntat janë zbuluar nga Patent and Trademark Office amerikane. Ndërkaq, Samsung, në konferencën për teknologjinë në Berlin, do të prezantojë ekranet e mëdha transparentë me teknologjinë OLED. Kjo nuk është menduar për përdoruesit e zakonshëm, por për dyqanet e mëdha të reklamimit. Disa prototipe u treguan në qershor të këtij viti gjatë një eventi në Hong Kong.

Top Channel