Huawei prezanton telefonin e ri, sfidon Apple dhe Samsung

02/09/2015 00:00

Prodhuesi kinez i smartphone-ve, Huawei, ka prezantuar të mërkurën telefonin e ri, Mate S, me të cilin do të synojë të rivalizojë smartphone-t e fundit të dy kompanive gjigande, Apple dhe Samsung.

Smartphone Mate S, ka ekran 5.5 inç AMOLED me rezolucion FullHD. Ai mbrohet nga xhami 2.5D Gorilla Glass 4. Sensori “Force Touch” i këtij telefoni përfshin një version më të mirë të veçorisë “Knuckle”, që kontrollon telefonin inteligjent. Telefoni ka gjithashtu edhe sensor për gjurmët e gishtave.

Teknologjia “Force Touch” pritet të përdoret edhe në iPhones dhe kjo do të zyrtarizohet javën e ardhshme nga Apple.

Mate S ka procesor të dyfishtë me shpejtësi 2.2GHz dhe RAM 3GB, me 32GB hapësirë për versionin standard, dhe 64GB hapësirë për versionin premium. Kamera e këtij telefoni do të përdorë sensorin BSI me rezolucion 13 megapiksel.

Huawei Mate S, cili do të operojë me sistemin Android 5.1.1 do të hidhet në treg nga fundi i këtij viti. Çmimi do të variojë nga 649 deri në 699 dollarë për versionin premium.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel