Të luash video-lojëra të dhunshme është e lidhur me rritjen e agresionit dhe rënien e ndjeshmërisë ndaj agresivitetit, sipas një studimi të American Psychological Association (APA).

Studimi thotë se “ka të dhëna të mjaftueshme” se të luash video-lojëra të dhunshme të çon drejt dhunës dhe kriminalitetit. Studimi prej 49 faqesh është bërë nga departamenti i Dhunës në Media i APA-s, dhe përfshin periudhën nga 2005 deri në 2013, për efektet që kanë video-lojërat e dhunshme.

“Studimi tregon një lidhje të vazhdueshme mes video-lojërave të dhunshme dhe rritjes së sjelljes agresive, dhe rënie të sjelljes prosociale, empati dhe ndjeshmëri ndaj agresivitetit”, përfundon raporti.

Raporti vëren se: “asnjë faktor i vetëm i rrezikut nuk ndikon që një person të bëhet agresiv dhe i dhunshëm. Përkundrazi, është mbledhja e një sërë faktorësh rreziku që të çon drejt sjelljes agresive dhe të dhunshme. Të luash video-lojëra të dhunshme është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut”, përfundon raporti.

Top Channel