Kompania “Squeaker” ka krijuar qaforen smart LED për qentë. Ajo ju ndihmon që ta mbani të sigurtë qenin gjatë natës.

Kjo pajisje ju njofton për aktivitetin e qenit tuaj, gjithashtu edhe lëvzijet që bën, ndërkohë që nuk jeni me të.

Ajo mund të lidhet me Bluetooth, ka GPS, një sensor për temperaturën, ekranin OLED për të transmetuar informacione, etj.

Pajisja është rezistente ndaj ujit, ndërsa ndryshon edhe ngjyrën. Ekziston aplikacioni për iOS dhe Android që ju mundëson të lidheni me qenin tuaj.

Gjithashtu, ju mund të caktoni perimetrin deri ku mund të lëvizë qeni juaj, dhe në rast se e kalon atë, ju do të njoftonipër një gjë të tillë.

Top Channel