Obama publikon listën e këngëve të tij në Spotify

15/08/2015 00:00

Gjatë ditës, Presidenti amerikan Barack Obama dëgjon muzikë nga artistë si, Justin Timberlake, Stevie Wonder, Aretha Franklin, Bob Dilan dhe Bob Marley. Por kur dielli nis të perëndojë shijet e tij ndryshojnë, duke dëgjuar Al Green, Frank Sinatra, Beyonce, John Coltrane, Billie Holiday dhe të tjerë.

Të premten, Obama postoi në Twitter linkun e listës së tij të këngëve gjatë ditës dhe gjatë mbrëmjes, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka nisur një kanal zyrtar të sajin në Spotify, shërbimi popullor i transmetimit të muzikës.

Obama tha se ka shpërndarë listat e këngëve “pas një kërkese masive”. “Cili është kënga juaj e preferuar këtë verë?”, ka shkruar ai në Twitter.

Prania presidenciale në Spotify shënon hapin e fundit të Shtëpisë së Bardhë, që tashmë është aktive në rrjetet sociale dhe botën online. Obama dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë përdorin rregullisht Twitter, Facebook dhe platforma të tjera rrjetesh sociale për të shpërndarë njoftime.

Top Channel