Messenger, me asistent virtual. Quhet Moneypenny

14/07/2015 00:00

Facebook Messenger do të ketë asistentin e tij virtual dixhital, sipas “The Information”. Ky asistent do të quhet “Moneypenny’. Emri, i bërë i famshëm nga asistentja e M-së tek James Bond, zonjusha Moneypenny. Mund të ndryshojë para lançimit, por e sigurt është që shërbimi do të vijë.

Ndryshe nga asistentët e tjerë virtualë, si Siri, Cortana apo Google Now, të cilat fokusohen tek karakteristikat e produktivitetit, Moneypenny do të jetë një mjet që do t’ju ndihmojë në nevojat e blerjeve. Duke e përdorur në Messenger, ju ndihmon të pyesni njerëz të vërtetë për ndihmë gjatë kërkimit të një produkti apo biznesi, por siç thekson “BusinessInsider”, nuk dihet se si ka planifikuar Facebook të trajtojë logjistikën e dërgesave.

I bazuar në këto informacione, Moneypenny ka më shumë gjëra të përbashkët me shërbime si Magic apo Operator, se sa me ndihmësit zanorë.

Këto shërbime kanë një tarifë në krye të kostos së porosisë suaj, por nuk dihet se si Facebook do të gjenerojë të ardhurat nga Moneypenny.

Top Channel