Lajmi për daljen në treg të iPhone S6 në fillim të vjeshtës së këtij viti, ka vënë nën presion kompaninë koreane Samsung.

Ky gjigant i teknologjisë po mendon që pajisjen e saj, Galaxy Note 5, ta nxjerrë në treg në gusht. Me këtë veprim, Samsung dëshiron të realizojë më shumë shitje, pas mësimit që nxori radhën e kaluar.

Në të vërtetë, Samsung hodhi në treg Galaxy Note 4 dhe Note Edge pothuajse në të njëjtën kohë, sikurse Apple me iPhone 6 dhe 6 Plus, dhe raportohet se kompania koreane humbi shumë.

Galaxy Note 5 raportohet të ketë 5.7 inç “Super Amoled” ekran, me rezolucion 2.560×1.440 (QuadHD) dhe me 64 bit “octa-core” dhe procesor të tipit Exynos. E po ashtu, kjo pajisje do të vijë me tri ngjyra: të bardhë, të zezë dhe gri.

Top Channel