Kompania teknologjike Samsung Electronics do të hedhë në treg versionin e ri të smartphone Galaxy Note rreth mesit të gushtit, më herët nga sa ishte parashikuar.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila citon një burim afër kompanisë.

Burimi nuk ka dhënë detaje specifike për produktin. Versioni i mëparshëm, Galaxy Note 4 u zbulua në Panairin e Industrisë, në shtator të vitit të kaluar.

Top Channel