Makinat pa shofer të Google kanë dalë nga kufijtë kalifornianë për të arritur në rrugët e Austin, Teksas, ku kompania po vazhdon me eksperimentimin e makinave të saj.

Në javët e fundit, shpjegon kompania, një Suv Lexus RX450h e kompanisë ka bërë një xhiro në një zonë të vogël të qytetit për të krijuar një hartë të detajuar të rrugëve dhe shenjave rrugore, dhe ditët e fundit ka nisur edhe testi i drejtimit automatik, me dy shoferë në bord në rast se do të jetë e nevojshme.

Zgjedhja për të dalë nga Kalifornia, saktëson Google, ka dy qëllime: për të zgjeruar eksperimentin në kushtet e trafikut rrugor të ndryshëm, si dhe të kuptojnë se si komunitetet e tjera e perceptojnë dhe ndërveprojnë me makinat me drejtim automatik.

Dhe e fundit, thekson kompania, është siguria.

“Çdo vit 1.2 milionë njerëz në botë humbin jetën për shkak të aksidenteve rrugore, dhe nga këta 33 mijë janë në SHBA, ku 94% e aksidenteve kanë si shkak gabimin njerëzor”, thuhet në njoftimin e Google. Përveç kësaj, kursejmë kohën në trafik dhe në kërkim të një parkimi.

Top Channel