Logoja e Facebook është ndër më të njohurat në botë, por sa më shumë që njerëzit përdorin celularët për të hyrë në këtë rrjet social, aq më pak shihet logoja e plotë.

Por, mbrëmjen e kaluar, një nga dizenjuesit e Facebook postoi në Twitter logon e re, që në fakt ka shumë pak ndryshime me të vjetrën.

Christophe Tauziet shkroi: “Përshëndeteni logon e re të Facebook”. Më pas, sqaroi se ajo do të vihet në funksionim “shumë shpejt”.

Ngjyrat blu dhe e bardhë nuk kanë ndryshuar, por ka ndryshuar paksa vetëm lloji i shkrimit.

Top Channel